Ruajtja e kulturës përmes edukimit të të rinjëve tanë.

Shkolla Shqipe

Shoqata e Trashëgimisë Shqiptare, një organizatë jofitimprurëse dhe krenare, hapi shkollën e saj në Columbus, Ohio në qershor 2024. Që atëherë, ajo është bërë një qendër e gjallë për edukimin kulturor, duke shërbyer si klasë mësimi ashtu edhe si hapësirë komunitare.

Mësimet zhvillohen çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në 12:00
Prej shtatorit deri në maj 
at 4077 Karl Rd, Columbus, OH.

Shkolla aktualisht u shërben nxënësve të përkushtuar, të cilët po forcojnë lidhjen e tyre me trashëgiminë shqiptare, ndërsa rriten së bashku si komunitet.
E financuar tërësisht nga donacione bujare, shkolla zhvillohet falë përkushtimit të dy mësuesve të apasionuar. Ata jo vetëm që mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, por gjithashtu ofrojnë mbështetje të vlefshme në shkrimin në anglisht. Ky kombinim unik i edukimit i pajis nxënësit me aftësi thelbësore, duke thelluar njëkohësisht kuptimin e tyre për trashëgiminë e pasur kulturore.

Shkolla është falas për të gjithë nxënësit.

Kjo bëhet e mundur falë bujarisë së shqipëtarëve që besojnë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë.

Nëse keni mundësi të kontribuoni për pjesëmarrjen e fëmijës suaj, ne e mirëpresim mbështetjen tuaj në mbulimin e shpenzimeve dhe për ta mbajtur këtë mundësi të hapur për të gjithë.

Our Teachers

Anastasia Caushi

Preschool

Jam diplomuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durres, ku kam përfunduar studimet Bachelor dhe Master në fushën e Arsimit Fillor. Gjatë rrugëtimit tim akademik dhe profesional, kam ndërtuar një bazë të fortë pedagogjike dhe një pasion të thellë për edukimin e fëmijëve.

Kam përvojë pune me fëmijë të grupmoshave të ndryshme në Shqipëri, duke u angazhuar jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në aktivitete vullnetare në shkolla të ndryshme. Këto eksperienca më kanë ndihmuar të kuptoj më mirë nevojat individuale të çdo fëmije dhe të krijoj një qasje të ndjeshme, gjithëpërfshirëse dhe motivuese në procesin e të nxënit.

Dashuria për fëmijët është thelbi i profesionit tim. Besoj se durimi është çelësi kryesor i suksesit në edukim, ndërsa çdo fëmijë meriton të dëgjohet, të kuptohet dhe të inkurajohet të zhvillojë potencialin e tij maksimal. Në praninë e fëmijëve, secili prej nesh rizbulon veten dhe mban gjallë atë pjesë të pastër dhe të sinqertë që nuk duhet humbur kurrë.

Si mësuese, synimi im është të krijoj një ambient të sigurt, frymëzues dhe plot dashuri, ku çdo fëmijë të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar për të mësuar.

Ardjana Veliaj
Ardjana Veliaj

School age

Kam mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, në ciklin e ulët me titullin ‘’Mësuese për klasat e 1-5 të shkollës 9-vjeçare” në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës.

Fill mbas studimeve kam filluar punë si mësuese pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier dhe këtë profesion e kam ushtruar për 15 vjet.

Përkushtimi dhe kontributi im në gjithë këto vite më ka mësuar që të japësh dije është gjëja më sublime e shoqërisë dhe njerëzimit.

Gjithashtu kam kontribuar në përzgjedhjen e teksteve mësimore në rrethin ku punoja. Kam marrë pjesë në shumë seminare të zhvilluara në atë kohë.

Puna me fëmijët është shumë e rëndësishme për mua sepse ata janë themeli i shoqërisë sonë.

Si mësuese kam mësuar se roli im nuk ka qenë vetëm të edukoj por edhe të frymëzoj, të mbështes e të ndihmoj që çdo fëmijë të rritet me vetëbesim. Dashuria për fëmijët dhe komunikimi me ta janë dy armët më të forta të punës sime.

Mbas disa viteve kam nderin dhe më u dha mundësia të vazhdoj përsëri këtë profesion, duke kontribuar në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e bashkëatdhetarëve të mi. Qëllimi kryesor është që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve tanë!

Të jem pjesë e zhvillimit të tyre, dhe kryesorja është të shikoj përparimin e tyre që është pjesa më e bukur dhe më e shpërblyer e punës sime.